Nis sot festivali i kuajve në Evropë

Evropë

Nis sot festivali i kuajve në Evropë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 18:38
Festivali i kuajve

Mijëra udhëtarë janë mbledhur në fshatin e Cumbrias, për festivalin më të madh në Evropë, panairin e kuajve.

Karvanë me njerëz të thjeshtë dhe ata modern shihen në fushën e Appleby në Westmorland, i cili mbledh rreth 10,000 udhëtarë çdo vit.

Shumë persona kanë zbritur në fshatin e Appleby në këtë ditë të parë të festivalit të famshëm, të mbajtur çdo vit, i cili zgjat plot një javë.

Një traditë e cila ka vazhduar për vite të tëra, fillon me larjen e kuajve në lumin Eden, në mënyrë që kuajt të bëhen gati për debutimin e tyre dhe në këto foto do t’i shihni së bashku me kalorësit, duke shijuar këtë ditë të veçantë për ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat