May do të largohet vetëm pasi pasuesi i saj të marrë besimin në Parlament

Evropë

May do të largohet vetëm pasi pasuesi i saj të marrë besimin në Parlament

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 22:18
Theresa May

Theresa May, që nesër dorëhiqet formalisht nga drejtimi i Partisë Konservatore duke hapur zyrtarisht garën për zgjedhjen e pasuesit të saj deri në fund të korrikut, do të largohet nga posti i kryeministres vetëm pasi lideri i ri të ketë kaluar mocionin e besimit në Parlament, njoftoi kryeministria britanike.

Teknikisht, May mund t’i lërë menjëherë vendin liderit të ri të konservatorëve, pasi ky të zgjidhet.

Megjithatë, nuk duket se ka për synim të lërë para kohe një boshllëk pushteti në Downing Street, nën sfondin e hipotezës së ngritur nga opozita laburiste për një mocion mosbesimi të menjëhershëm në Dhomën e Komuneve ndaj liderit të ardhshëm konservator.

Mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për Boris Johnson, Dominic Raab apo ndonjë mbështetës tjetër potencial të një Brexit të ashpër pa marrëveshje, ishin shprehur laburistët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat