Sanchez mandatohet për krijimin e qeverisë së re spanjolle

Evropë

Sanchez mandatohet për krijimin e qeverisë së re spanjolle

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 23:23
Pedro Sanchez

Socialisti Pedro Sanchez, shefi i qeverisë në ikje, u ngarkua sot nga mbreti i Spanjës për krijimin e një kabineti të ri qeveritar pas fitores së tij të zgjedhjeve por i duhet të negociojë me shumë parti për të arritur një koalicion qeverisës.

“Felipe VI propozoi Pedro Sanchez si kandidat në krye të qeverisë”, njoftoi presidentja e dhomës së deputetëve  Mertixell Batet.

“Kjo është një detyrë që e ndërmarr me nder dhe përgjegjësi”, deklaroi pak më pas Sanchez para medias spanjolle.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat