Mbreti i Spanjës i ngarkon Sanchez detyrën për të krijuar qeverinë e re të vendit

Evropë

Mbreti i Spanjës i ngarkon Sanchez detyrën për të krijuar qeverinë e re të vendit

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 19:55
Pamje nga takimi

as fitores në zgjedhjet e 28 Prillit, do të jetë kryetari Partisë Socialiste Pedro Sanchez, i cili do të krijojë qeverinë e re në Spanjë. Kjo detyrë iu ngarkua nga Mbreti i Spanjës, Felipe VI.

Mbreti Felipe në Spanjë i ka ngarkuar Pedro Sanchez detyrën për krijimin e qeverisë së re të vendit. Pas takimeve me liderët e pothuajse të gjitha partive, Bildu e ERC, refuzuan ftesën, Mbreti Felipe i VI është takuar më pas me kryetarin e parlamentit të vendit për t’i komunikuar vendimin.

Sanchez është kandidati për kryeministër pas fitores së partisë socialiste në zgjedhjet e 28 Prillit. Këto rezultate i kanë dhënë kryetarit të partisë Sanchez mazhorancën me 123 deputetë, por atij i mungojnë dhe 53 vende në parlament për të pasur mazhorancën absolute.

Ai ka gjithsesi nevojë për të krijuar një koalicion qeverisës për të drejtuar vendin. Në zgjedhjet e 28 Prillit popullorët morën 66 vende, liberalët 57, e majta radikale Podemos dhe aleatët rajonalë 42, e djathta radikale Vox 24, ndërsa partitë katalanase së bashku 32 vende.

Mbreti i Spanjës kishte nisur në 5 Qershor konsultimet për krijimin e qeverisë së te. Pa vendet e duhura në parlament për të krijuar një mazhorancë, konservatorët e partisë popullore, liberalët dhe ekstremi i djathtë kanë premtuar përplasje të shumta me qeverinë e re duke qëndruar në opozitë. Kjo gjithnjë nëse Sanchez gjen deputetët e duhur për mandatin e tij të dytë si kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat