Deputetja largohet nga politika pasi u akuzua për nepotizëm

Evropë

Deputetja largohet nga politika pasi u akuzua për nepotizëm

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 23:52
Parlamenti grek

Një deputete e njohur në Greqi prej partisë Syriza po tërhiqet nga jeta politike pas një skandali të nepotizmit. Ajo akuzohet se i kishte dhënë një punë vajzës së saj si hidraulike në sektorin publik.

Tassia Kristodoupoulou, e cila është edhe një ish ministër dha dorëheqje menjëherë pasi që kishte presion të madh nga partia e tij e cila ishte betuar që do luftonte korrupsionin dhe nepotizmin.

Fillimisht Tassia kishte mohuar akuzat, mirëpo më vonë pranoi fajin dhe tani pritet të përballet me drejtësinë.

Ajo fillimishte kërkoi falje ndaj deputetëve të tjerë dhe më vonë bëri të ditur se nuk do kandidonte në zgjedhjet që priten të mbahen me 7 korrik.

Kjo qeveri e tanishme cilësohet si një ndër më të drejtat në Greqi pasi u ka dhënë përparësi punësimeve me bazë meritore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat