Stuhia “Miguel” godet Francën

Evropë

Stuhia “Miguel” godet Francën

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 13:58
Stuhia “Miguel”

Stuhia ”Miguel” e cila goditi një ditë më parë pjesën perëndimore të Francës shkaktoi një viktimë në Paris, një person u plagos rëndë gjatë mbrëmjes pas rrëzimit të një peme, njoftuan forcat zjarrfikëse.

Stuhia gjithashtu shkaktoi tre viktima të tjera. Tre forca të shpëtimit vdiqën në brigjet e Sands of Olonne pas përmbysjes së anijes së tyre, të cilët kishin dalë në det të hapur për të ndihmuar një anije peshkimi, ku marinari rezulton ende i zhdukur.

Erërat me intensitet të lartë arritën deri në shpejtësinë 129 kilometra në orë duke u bërë shkaktarë të mbytjes së anijes. Më përpara stuhia goditi brigjet e Spanjës ku erërat e forta arritën shpejtësinë 147 kilometra në orë. Katër të mbijetuarit arritën të notonin dhe ti shpëtonin fundosjes së anijes.

Tre helikopterë dhe rreth 60 zjarrfikës janë angazhuar në gjetjen e trupave. Stuhia e cili goditi Spanjën dhe Francën në fillim të sezonit turistik është cilësuar nga autoritetet e pazakontë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat