BE-ja prezanton tetë vendet që do të jenë qendra të superkompjuterëve

Evropë

BE-ja prezanton tetë vendet që do të jenë qendra të superkompjuterëve

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian ka prezantuar tetë shtetet në Evropë të cilat do të shërbejnë si qendra të superkompjuterëve, të parët e këtij lloji në kontinentin e vjetër.

Evropa synon të shndërrohet në një “parajsë” të superkompjuterëve, me rreth një miliardë dollarë investime.

Vendet të cilat do të jenë pritëse të këtyre kompjuterëve janë qytetet Sofja (Bullgari), Ostrava (Çeki), Kajaani (Finlandë), Bolonja (Itali), Bisen (Luksemburg), Minho (Portugali), Maribor (Slloveni) dhe Barcelona (Spanjë).

“Këto qytete paraqesin një burim strategjik për të ardhmen e industrisë europiane, njëkohësisht do të na ndihmojnë të përparojmë në teknologjitë e së ardhmes, siç janë interneti, inteligjenca artificiale, robotika dhe analitika e të dhënave”, tha Andrus Ansip, zëvendëspresident i Komisionit Europian për Tregun Unik Dixhital.

Industria globale e superkompjuterimit aktualisht dominohet nga SHBA-të dhe Kina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat