Momenti i përleshjes së bandave afër shkollës së fëmijëve

Evropë

Momenti i përleshjes së bandave afër shkollës së fëmijëve

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 14:48
Pamje nga videoja

Pamjet në vazhdim janë të një momenti të tmerrshëm ku katër persona, të cilët i përkasin dy bandave të ndryshme, përleshen mes vete, përpara prindërve të cilët sapo i kishin marrë fëmijët nga shkolla.

Kjo video, është bërë në pjesën jugore të Londrës, rreth orës 16:20, ditën e premte, raporton Daily Mail.

Dy persona ishin brenda një makine të parkuar, e që më pas dolën për t’i sulmuar me thika anëtarët e bandës tjetër.

Videon e ka bërë një baba, i cili në atë moment ishte me fëmijën e tij në makinë.

Policia e ka konfirmuar rastin. Sipas raportit, një person 17 vjeçar është shtruar në spital për shkak të plagëve të marra nga thika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat