Zjarri përfshiu një ndërtesë në Londër

Evropë

Zjarri përfshiu një ndërtesë në Londër

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 07:27
Zjarri përfshiu një ndërtesë në Londër

Njëzet banesa u shkatërruan dhe 10 të tjera janë dëmtuar pas një zjarri që përfshiu një ndërtesë në lindje të Londrës.

Zjarri u përhap në gjashtë kate të bllokut të banesave në De Pass Gardens, Barking, rreth orës 15:30, bëri të ditur Brigada e Zjarrfikësve në Londër.

Rreth 1 mijë zjarrfikës u munduan për më shumë se dy orë për ta shuar zjarrin dhe fatmirësisht arritën ta shuanin atë rreth orës 18:00.

Një burrë dhe një grua po trajtohen në spital, për shkak të thithjes së tymit. Ndërsa, raste tjera të lëndimeve nuk janë raportuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat