Vetëm 2 orë shi, përmbytin kryeqytetin turk

Evropë

Vetëm 2 orë shi, përmbytin kryeqytetin turk

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 07:41
Ankara

Rreth 2 orë reshje të dendura shiu kanë mjaftuar për të përmbytur shumë lagje në kryeqytetin turk, Ankara, pasditen e kësaj të diele.

Sipas agjencisë së lajmeve “DHA”, një grua ka humbur jetën nga përmbytjet. Dëmet materiale ndërkohë llogariten tepër të mëdha.

Qindra makina janë mbuluar nga uji në rrugë dhe garazhe. Uji i reshjeve të dendura të shiut ka vërshuar edhe në shumë dyqane, magazina e punishte duke shkaktuar dëme të shumta.

Banorë të shumtë janë përpjekur të largojnë makinat e tyre nga zonat me ujë duke i shtyrë. Të bllokuar në rrugë kanë mbetur edhe shumë autobusë.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat