Të mbijetuarit dhe familjarët e të vdekurve në Grenfell nisin betejën ligjore

Evropë

Të mbijetuarit dhe familjarët e të vdekurve në Grenfell nisin betejën ligjore

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 08:10
Grenfell

Dhjetëra të mbijetuar dhe të afërm të të vdekurve nga zjarri që kishte përfshirë bllokun banesor Grenfell në Londër kanë nisur të ndërmarrin veprime ligjore kundër tre firmave të cilat akuzohen për zjarrin.

Padia në cak ka ndërtuesin e paneleve, Arconis, atë të izolimit Celotex dhe furnizuesin e frigoriferit, Whirlpool, shkruan BBC.

Një veprim i cili do të kishte sukses nga kjo padi e bërë në SHBA do t’ju kushtonte këtyre firmave dhjetëra miliona dollarë.

Dy prej këtyre tre firmave kanë thënë se nuk komentojnë asgjë lidhur me rastin, derisa hetimet rreth zjarrit  që kishte përfshirë këtë ndërtesë në Londër ku kishim vdekur 71 veta kanë vazhduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat