Jeni kuriozë ta dini? Ky është qyteti më i errët në botë

Evropë

Jeni kuriozë ta dini? Ky është qyteti më i errët në botë

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 19:17
Rjukan

Dielli dhe rrezet e tij janë të pazëvendësueshme për jetën e njeriut, por ekzistojnë vende në botë ku njerëzit mësohen të jetojnë pa to.

Por kjo ndikon shumë keq dhe shpesh personat që janë të destinuar të jetojnë në këto zona, rrezikojnë të kalojnë në depresion.

Një gjë e tillë ndodh në Rjukan, në qytetin norvegjez të rrethuar me male, i cili nuk ka dritë të drejtpërdrejtë nga muaji shtator deri në mars. Ai njihet si qyteti më i errët në botë.

Në Rjukan malet që rrethojnë qytetin, i pengojnë rrezet e diellit që të arrijnë zonën, duke e bërë zonën e errët.

Por ky vend me një popullsi prej 3 mijë e 386 banorë e ka gjetur një zgjidhje. Ata e kanë rrethuar fshatin me disa pasqyra gjigante që të bëjnë të mundur reflektimin e rrezeve të diellit. Por kjo ide është kritikuar për shkak të humbjes së parave, për pak rreze dielli. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat