Kjo i pret turistët e huaj në Greqi të cilët parkojnë gabimisht

Evropë

Kjo i pret turistët e huaj në Greqi të cilët parkojnë gabimisht

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Autoritetet greke janë duke aplikuar një masë jashtëzakonisht interesante për turistët të cilët shkojnë atje, dhe parkojnë makinat e tyre në vende ku nuk lejohet.

Për këtë ka treguar një turist, i cili ka parë policinë e Greqisë teksa i ka hequr tabelat italiane një makine të parkuar gabimisht.

“Policia greke po i heq tabelat e makinave të cilat janë parkuar gabimisht, dhe ju ato mund t’i merrni vetëm pas tre apo më shumë muajsh, keni kujdes”, ka thënë Mile Jeremic, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë marrja e tabelave të makinave të parkuara gabimisht nuk është diçka e re në Greqi, pasi një gjë e tillë kishte filluar vite më parë, por tashmë një veprim i tillë është intensifikuar shumë dy vitet e fundit.

“Heqja e tabelave është intensifikuar për dy tre vjet, dhe kjo është një nga dënimet për parkim të parregullt. Zakonisht tabelat konfiskohen për tre muaj, përveç kësaj të huajt janë të detyruar të paguajnë një gjobë, ndërkohë për të huajt thuhet se ua kthejnë tabelat, sapo të paguajnë gjobën”, ka thënë ai për blicin serb.

Ai tregon se një gjë e tillë praktikohet çdo kund, Selanik, Thassos, Halkidiki, dhe porositë turistët të jenë të kujdesshëm.

Dënimi për parkim të gabuar në Greqi varion nga 40 deri në 80 euro, ndërkohë nuk mund të paguhen 50 për qind më lirë, nëse nuk paguhet gjoba menjëherë.

Tabelat gjithashtu konfiskohen nëse:

Përdoret telefoni gjatë ngasjes së automjetit

Nuk vendoset rripi i sigurisë

Ngasja e motorit pa kapelë

Parkingu në vende që janë të rezervuara për persona me aftësi të kufizuara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat