Ballkani përballet me temperaturat afrikane, Italia përmbytet nga reshjet - Bota Sot
Ballkani përballet me temperaturat afrikane, Italia përmbytet nga reshjet

Evropë

Ballkani përballet me temperaturat afrikane, Italia përmbytet nga reshjet

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 08:03
Foto ilustrim

I nxehti afrikan ka prekur këto dy ditët e fundit Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë Ballkanin me temperatura që kanë arritur deri në 35 gradë Celsius sot, ndërsa në fundjavë temperaturat priten të kapin vlera edhe më të larta deri në 39 gradë Celsius.

Por ndërsa Ballkani digjet, moti i keq ka prekur veriun e Italisë duke shkaktuar përmbytje të mëdha dhe ka detyruar autoritet të bëjnë evakuimet e para nga shtëpitë dhe fabrikat në disa zona të Lombardisë.

Frikën më të madhe  për momentin e përbën Liqini i Komos ku ka mundësi të dalë nga shtrati dhe të përmbytë një pjesë të qytetit të Komos. ndërsa meteorologët italian parashikojnë se situata do të përkeqësohet në orët në vazhdim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...