Rreth 20 vetë u plagosën nga një stuhi në Gjermaninë Lindore

Evropë

Rreth 20 vetë u plagosën nga një stuhi në Gjermaninë Lindore

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 12:48
Foto

Rreth 20 persona janë plagosur në Gjermaninë Lindore nga erërat e forta dhe stuhitë, ndërkohë që ka pasur njoftime se rrufeja goditi një njeri në Danimarkë dhe shkaktuan vdekjen e pesë kuajve në Suedi, shkruan AP.

Agjencia gjermane e lajmeve dpa njoftoi të enjten se tetë vetë u plagosën të mërkurën mbrëma në një dasmë në natyrë, kur një degë pemësh u rrëzua mbi ta në Blankensee në shtetin verilindor të Mecklenburg-Pomeranisë Perëndimore.

Në Berlin, 11 vetë u plagosën kur një pemë ra në një grup që festonte jashtë dhe një numër i panjohur i udhëtarëve në një kabrioletë u plagosën gjithashtu nga një pemë që u rrëzua nga stuhia.

Transporti publik u ndal në Berlin për dy orë në mbrëmje për shkak të stuhisë dhe disa trena të udhëtarëve ishin ende të vonuar të enjten në mëngjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat