Ish-presidenti Sarkozy, sërish në shënjestrën e drejtësisë - Bota Sot
Ish-presidenti Sarkozy, sërish në shënjestrën e drejtësisë

Evropë

Ish-presidenti Sarkozy, sërish në shënjestrën e drejtësisë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 23:24
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është vënë sërish shënjestër e drejtësisë për financimin e fushatës elektorale në 2007, ai është nën hetim në një proces të ri gjyqësor në lidhje me përdorimin e rregullt të parave me prerje të madhe që ka nisur prokuroria kombëtare financiare (PNF).

Informacionet e zbuluara nga ueb-i on line Mediapart konfirmuan sot për median nga një burim gjyqësor, ku nuk specifikoheshin shkeljet e mundshme të ligjit që janë objekt i kësaj procedure të re gjyqësore të prokurorisë kundër korrupsionit ndaj ish-kreut të shtetit (2007-2012).

Sipas Mediapart, gjatë një kontrolli të kryer në fund të 2017 tek një antikuar i njohur parisien, Christian Deydier, policët zbuluan një zarf me emrin e Nicolas Sarkozy që ishte dërguar një ditë më parë.

Zarfi, i gjetur gjatë kontrollit të kryer për llogari të investigimeve për një financim të mundshëm libian të fushatës presidenciale të vitit 2007, përmbante një çek me vlerë 2 000 euro për blerjen e një antikuari në emër të ish-presidentit, si dhe katër kartëmonedha me prerje 500 euro.

‘’I marrë në pyetje për këtë çështje, Sarkozi shpjegoi se në atë kohë, çdo muaj, njëra nga asistentet e tij shkonte në emër të tij dhe tërhiqte nga banka rreth 2 000 euro në prerje të mëdha, përfshirë edhe prerjet prej 500 euro”, raporton media.

Kjo praktikë nuk është e paligjshme dhe nuk është mundur të zbulohet nëse përputhen me vërtetësi tërheqjet e parave me shumat që u gjetën tek tregtari i antikave, sqaron Mediapart, sipas së cilit për rrjedhojë nuk do të ketë zhvillime të procesit gjyqësor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...