Britania do të vendosë në shkurt për ekstradimin e Assanges

Evropë

Britania do të vendosë në shkurt për ekstradimin e Assanges

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 19:40
Julian Assange

Një gjykatë në Londër tha se seanca dëgjimore, në të cilën do të merret vendimi për ekstradimin ose jo të themeluesit të ueb-faqes WikiLeaks, Julian Assange, në Shtetet e Bashkuara, do të mbahet në shkurt të vitit 2020.

Vendimi i së premtes vjen një ditë pasi sekretari i Brendshëm britanik, Sajid Javid, nënshkroi një kërkesë të SHBA-së për ekstradimin e Assanges.

Assange, 47 vjeç, u arrestua më 11 prill, pasi kaloi shtatë vjet në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Shtetet e Bashkuara e kërkojnë ekstradimin e tij, nën akuzat se ai ka publikuar informacione të klasifikuara.

Muajin e kaluar, raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për torturë, Nils Melzer, tha se Assange ka pësuar "torturë psikologjike" për shkak të "mjedisit armiqësor dhe arbitrar ku ka qenë i ekspozuar për shumë vite".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat