OKB: Mbi 24 000 refugjatë kanë hyrë të Evropë në vitin 2019 nëpërmjet detit

Evropë

OKB: Mbi 24 000 refugjatë kanë hyrë të Evropë në vitin 2019 nëpërmjet detit

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Më shumë se 24 000 emigrantë të parregullt dhe refugjatë kanë arritur në Evropë përmes rrugës detare që nga fillimi i vitit 2019, njoftoi të premten agjencia për emigracion pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Bazuar në raportin e publikuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM), 555 persona kanë humbur jetën në det që prej fillimit të këtij viti.

Gjatë periudhës së njëjtë në vitin e kaluar, rreth 37 000 refugjatë dhe emigrantë arritën të udhëtojnë për në Evropë, 875 prej të cilëve u mbytën në Detin Mesdhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat