Fundjavë përvëluese, e gjithë Evropa me temperatura mbi 35 gradë

Evropë

Fundjavë përvëluese, e gjithë Evropa me temperatura mbi 35 gradë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 17:11
Foto

Fundjavë përvëluese në rajon. Një masë presioni i lartë nga Afrika e Veriut është përqendruar mbi rajonin e Mesdheut dhe Evropës Jugore, përfshirë vendin tonë, por që sidoqoftë, do të tentojë të zbutet paksa nga rrymat atlantike pak më të freskëta që gjatë të shtunës do të fillojnë të favorizojnë një rënie të parë, ndonëse të lehtë, të temperaturave.

Sidoqoftë, këto të fundit sipas ekspertëve meteorologë, do të mbeten mbi mesataren me vlera më të larta në jug të kontinentit në rreth 33-35 gradë celcius.

Disa rajone të Evropës Jugore kanë lëshuar madje edhe paralajmërime për erëra të forta të shoqëruara me temperatura të larta, mes të cilave edhe Korsika në Francë, ku era ka arritur shpejtësinë e 80 km në orë ndërsa mërkuri në termometër është ngritur në 40 gradë celcius.

Vala e të nxehtit është shoqëruar edhe me nivele të larta të ndotjes së ajrit, shkaktuar nga pjesëzat e pluhurit që vijnë nga rëra e Saharasë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat