Johnson është i gatshëm të debatojë me kundërkandidatët

Evropë

Johnson është i gatshëm të debatojë me kundërkandidatët

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 22:16
Boris Johnson

Boris Johnson ka thënë se do të marrë pjesë në debatin televiziv me konservatorët, në BBC.

Kryesuesi i garës për të zëvendësuar Theresa Mayn, tha se debati i cili do të mbahet pas rundit të dytë të votimit të deputetëve, është i duhur për t’i diskutuar çështjet e mëdha.

Kandidatët e kanë akuzuar Johnsonin për shmangien e debateve në medie. Johnson, megjithatë, nuk do të marrë pjesë në debatin e së dielës në Channel 4, me ekipin e tij që thuhet se ka rezerva rreth formatit të propozuar.

Pesë kandidatët e tjerë që ende janë në garë për ta marrë drejtimin e konservatorëve dhe Kryeministrinë, i kanë kërkuar Johnsonit të marrë pjesë në çdo debat televiziv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat