Merkel në krye të BE-së?

Evropë

Merkel në krye të BE-së?

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 14:58
Angela Merkel

Angela Merkel shihet gjithnjë e më shumë si pasardhëse e Jean Claude Juncker në krye të Komisionit Europian për 5 vitet e ardhshme teksa në Parlamentin Europian grupet kryesore nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për një kandidat që do t’i bënte ballë fuqizimit të euroskeptikëve. Mbështetjen për të e shprehu hapur në një intervistë të pak ditëve më parë presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Nuk më takon mua të flas për të, por nëse ajo do të donte të kandidonte, unë do t’a mbështesja. Europa ka nevojë për personalitete të forta, për njerëz që kanë kredibilitet dhe aftësi për të përmbushur detyrat që kanë marrë përsipër.”

Edhe për kryeministrin e Luksemburgut, Merkel është alternativa ideale.

Xavier Bettel, Kryeminister i Luksemburgut: E dashuroj këtë ide dhe ia kam propozuar Merkelit disa herë. Do të ishte një kandidaturë perfekte, si për vendin e saj ashtu edhe për komisionin. Një udhëheqëse madhështore!

I pari që propozoi Merkelin për postin e Komisionit Europian ishte Presidenti në largim Jean Claude Juncker, i cili në një intervistë për mediat gjermane në prill e quajti kancelaren gjermane “një vepër arti” që nuk mund t’a mbyllë karrierën politike pas largimit si kancelare. Shefja e qeverisë gjermane, megjithatë e ka hedhur poshtë këtë ide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat