Mot i keq në Evropë, dëme dhe viktima në Francë e Zvicër

Evropë

Mot i keq në Evropë, dëme dhe viktima në Francë e Zvicër

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 10:28
Ilustrim

Disa vende të Evropës janë përfshirë nga një mot i keq me stuhi breshëri me kokrra në masën e një topi tenisi.

Në Francën lindore, breshëri ishte aq i fortë sa shkatërroi xhamat e makinave.

Rrëke uji dhe breshëri përmbytën rrugët e dëmtuan shtëpi. Një turist gjerman humbi jetën pasi i ra një pemë në qytetin e Taninges (tanenzh).

Në zonat e prekura do të shpallet gjendja e katastrofës natyrore. Edhe një viktimë është regjistruar në Zvicër kur anija me të cilën po udhëtonin në lumin Gjeneva u përmbys si pasojë e stuhisë.

Edhe në Britaninë e madhe agjencia e mjedisit thotë se po përballen me një situatë pa precedent, transmeton tch. Në Poloni me mijëra shtëpi janë pa energji elektrike për shkak të motit të keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat