Ndodh në Serbi: Nëna i vë zjarrin banesës, e lëndon fëmijën e veten, vajzën e hedh

Evropë

Ndodh në Serbi: Nëna i vë zjarrin banesës, e lëndon fëmijën e veten, vajzën e hedh

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 11:59
Ndodh në Serbi: Nëna i vë zjarrin banesës, e lëndon fëmijën e veten, vajzën e hedh

Lajmi i dhënë më herët në mediet serbe, se një zjarrin në një banesë në Beograd ka vdekur nëna e vajzë, ka marrë kthesë dramatike

Mediet beogradase shkruajnë në disa versione se nëna, e cila ka vdekur duke kërcyer nga kati i katërt në Bezhanijska kosa, së pari ka lënduar fëmijën e saj, pastaj veten dhe së fundit edhe ia ka vënë zjarrin banesës.

Sipas versionit të RTS-së, nëna së pari e ka vënë zjarrin, pastaj vajzës dhe vetes ia ka prerë venat, e pastaj e ka hedhur vajzën nga kati i katërt

Gazeta “Blic” shkruan se nëna së pari ia ka vënë zjarrin një pjese të garniturës, pastaj e ka lënduar fëmijën e veten, ndërsa dëshmitarët okularë kanë thënë se së pari e ka hedhur vajzën trevjeçare nga tarraca, për të kërcyer edhe vetë menjëherë më pas. Një çast më vonë nga banesa kë filluar të dalë tym, kanë thënë dëshmitarët e gazetës.

Njoftime zyrtare ende nuk ka, shkruajnë mediet beogradase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat