Spanja në alarm, kërcënimi për sulm terrorist mobilizon 40 mijë forca të rendit

Evropë

Spanja në alarm, kërcënimi për sulm terrorist mobilizon 40 mijë forca të rendit

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 21:29
Ilustrim

Spanja ka rritur nivelin e kërcënimit nga terrorizmi. Niveli i kërcënimit është rritur nga katër në pesë që klasifikohet si shumë i madh.

Shtetet e tjera europiane kanë paralajmëruar të gjithë shtetasit e tyre respektivë që do të vizitojnë vendin që të jenë posaçërisht të kujdesshëm.

Ministria e Brendshme e Spanjës ka vënë në funskion përmbi 40 mijë forca të rendit në të gjitha pikat kryesore turistike.

Ata do të qëndrojnë në pikat më të popullarizuara duke përfshirë plazhet, hotelet, restaurantet dhe stacionet deri në fund të sezonit veror.

Ka pasur paralajmërime të shumta nga agjencionet e intelegjencës për sulme terroriste në Spanjë andaj edhe vendi është vënë nën gatishmëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat