Parlamenti rus voton njëzëri për pezullimin e traktatit bërthamor

Evropë

Parlamenti rus voton njëzëri për pezullimin e traktatit bërthamor

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 15:35
Parlamenti i Rusisë

Ligjvënësit rusë kanë votuar njëzëri në mbështetje të një dekreti nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, për të pezulluar pjesëmarrjen e vendit në Traktatin Bërthamor të vitit 1987 (INF).

Përmes këtij traktati u mundësia eliminimi i një klase të tërë të raketave.

Parlamenti rus, votoi me 417 vota pro kësaj mase të Putinit, ndërkaq një deputet abstenoi.

Në shkurt, Shtetet e Bashkuara pezulluan pjesëmarrjen e saj në marrëveshje, duke akuzuar Rusinë për shkelje të paktit pas vendosjes së një sistemi raketash.

Rusia, e mohoi akuzën, por më vonë u kundërpërgjigj me tërheqje nga traktati. Moska akuzon Shtetet e Bashkuara për shkelje të marrëveshjes, një akuzë kjo e kundërshtuar nga Uashingtoni.

Traktati i INF-së ndaloi Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë nga zhvillimi, prodhimi dhe vendosja e raketave balistike me rreze prej 500 deri në 5,500 kilometra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat