Si ia arriti një qytet i vogël t’i strehojë me sukses gjysmë milioni njerëz - Bota Sot
Si ia arriti një qytet i vogël t’i strehojë me sukses gjysmë milioni njerëz

Evropë

Si ia arriti një qytet i vogël t’i strehojë me sukses gjysmë milioni njerëz

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 15:45
Ilustrim

Gaziantepi është një qytet industrial në pjesën jugore të Turqisë, pranë kufirit me Sirinë, ku shumë refugjatë janë strehuar në vitet e fundit. Ai është i njohur për industri  dhe për fëstëkë. Ushqimi në këtë qytet është aq i mirë, saqë njerëzit e vizitojnë atë nga Stambolli vetëm për të ngrënë drekë.

Në prill të vitit 2011, vetëm 252 refugjatë erdhën në Turqi nga rajoni i Alepos së Sirisë. Një vit më vonë, ky numër u rrit në 23 mijë, ndërsa në vitin 2015 shkoi në dy milionë. Sot në Turqi ndodhen 3.6 milionë refugjatë sirianë. Shumica e tyre jetojnë në pjesën jugore të këtij vendi, përfshirë qytetin Gaziantep.

Brenda vetëm 24 orëve, në Gaziantep u vendosën rreth 200 mijë njerëz. Për ta krahasuar këtë shifër më mirë, Stambolli me 15 milionë banorë ka gjithsej 560 mijë refugjatë, ndërsa Gaziantepi është qyteti i dhjetë në Turqi për numër të popullsisë, por i ka pranuar 500 mijë refugjatë.

“Para luftës kemi pasur shumë lidhje të ngushta mes banorëve të pjesës juglindore të Turqisë dhe atyre të Sirisë. Prandaj, ata i quajmë mysafirë, e jo refugjatë. Kultura dhe feja jonë janë të ngjashme”, tha Azhar Alazzawi, i cili e menaxhon programin e Kombeve të Bashkuara për shpërndarje të ushqimit në këtë qytet.

Në kohën e Perandorisë Osmane, para se të ekzistonin shtetet e sotme të Turqisë dhe Sirisë, Gaziantepi dhe Alepi ishin pjesë e të njëjtin rajon. Refugjatët shprehin dëshirë të qëndrojnë në jug të Turqisë, afër tokave të tyre, sepse ata kanë histori të përbashkët dhe kanë më shumë mundësi për të gjetur punë, shkruan “The Guardian”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...