Britania goditet nga mijëra rrufe brenda natës, publikohen pamjet e rralla

Evropë

Britania goditet nga mijëra rrufe brenda natës, publikohen pamjet e rralla

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 06:16
Pamje nga video

Britania është përfshirë nga një stuhi rrufesh mbrëmjen e kaluar.

Mediat raportojnë se vendi u godit nga më shumë se 41 mijë rrufe, ndërsa janë publikuar edhe pamjet e rralla.

Sipas mediave të huaja, shtëpitë mbetën pa energji dhe rrugët u përmbytën në pjesë të South East.

Ndërkohë, fshati Kent i Lenham u përball me 42milimetër shi vetëm në një orë.

Për fat të mirë nuk janë raportuar të lënduar në njerëz. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat