Eliminohet Gove, në garë mbesin dy kandidatë për kryeministër të Britanisë së Madhe

Evropë

Eliminohet Gove, në garë mbesin dy kandidatë për kryeministër të Britanisë së Madhe

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 20:13
Boris Johnson dhe Jeremy Hunt

Sot në Britani të Madhe është duke u zhvilluar gara për kryetar të partisë konservatore – fituesi do ta zëvendësojë Theresa May.

Dy kandidatë përfundimtarë që shpresojnë të zëvendësojnë atë do të kalojnë muajin e ardhshëm duke u përpjekur të fitojnë mbi 160,000 anëtarë të Partisë Konservatore qeverisëse.

Ata janë Boris Johnson dhe Jeremy Hunt.

Fituesi do të marrë menjëherë udhëheqjen e partisë dhe do të formojë qeverinë e tyre për një komb prej 66 milionë qytetarëve.

Në raundin e pestë të votimit, deputetët e partisë konservatore, eliminuan kandidatin Michael Gove, i cili morri vetëm 75 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat