Italia regjistron nivelin më të ulët të lindjeve në 100 vitet e fundit

Evropë

Italia regjistron nivelin më të ulët të lindjeve në 100 vitet e fundit

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 21:51
Ilustrim

Instituti Shtetëror i Statistikave të Italisë (ISTAT) bëri të ditur se niveli i lindjeve në vend ka regjistruar rënien më të shpejtë në 100 vitet e fundit dhe se tkurrja e popullsisë është parandaluar nga emigrantët.

Sipas të dhënave të publikuara nga ISTAT, numri i lindjeve në vend, i cili është në rënie që nga viti 2015, mund të krahasohet me nivelin e viteve 1917-1918, të shkaktuara nga epidemitë dhe Lufta e Parë Botërore.

Theksohet se emigrantët që kanë ardhur në vend gjatë 40 viteve të fundit kanë qenë faktori më i rëndësishëm në parandalimin e zvogëlimit të popullsisë.

Që nga janari i këtij viti, numri i emigrantëve që jetojnë në Itali arrin në 5,2 milionë dhe përbën 8,7 për qind të popullsisë së përgjithshme, ndërsa numri i emigrantëve të mitur në vend është mbi 1,3 milionë dhe se  75 për qind e tyre kanë lindur në Itali, përcjell Atsh.

Në raport, vihet në dukje se më shumë se gjysma e të rinjve mes moshës 20-34 vjeç (rreth 5.5 milionë) jetojnë me familjet e tyre. Në vend ka 2,2 milionë individë mbi 85 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat