151 të dënuar me burgim përjetshëm në Turqi

Evropë

151 të dënuar me burgim përjetshëm në Turqi

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 22:01
Turqi

Një gjykatë turke në Ankara dënoi të enjten 151 persona me burgim të përjetshëm nën akuzat për grusht shteti në vitit 2016 me qëllim largimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Mes të dënuarve ishin dhe 17 ushtarakë të lartë.

Mediat turke njoftuan se 128 vetë u dënimet me burgim të përjetshëm të rënduar ndërsa 23 të tjerët me burgim të përjetshëm normal lidhur me pjesëmarrjen e tyre në grushtin e shtetit që la pas mbi 200 të vdekur dhe mbi 2 mijë të plagosur.

Dënimi me burgim të rënduar të përjetshëm parashikon kushte më të ashpra se sa në rastin e një dënimi standart me burgim të përjetshëm.

Mes atyre që u dënuan ishte ish-komandanti i Forcave Ajrore Akin Ozturk dhe ish-ndihmësi i presidentit Ali Yazici.

Më 15 korrik 2016, zyrtarë të Forcave të Armatosura turke u mobilizuan në qytete të caktuara në të gjithë vendin, në një përpjekje për largimin e presidentit Erdogan. Grushti i shtetit u ndalua disa orë pasi nisi nga forcat ushtarake turke dhe shumë prej pjesëmarrësve në të u dorëzuan.

Qeveria turke pretendon se përpjekja për grusht shtetit ishte pjesërisht e orkestruar nga kleriku amerikan Fethullah Gulen, por ky i fundit e mohon të ketë qenë i përfshirë.

Sipas shtypit lokal gjykata liroi nga akuzat 33 të pandehur.

Për tre vite me radhë që nga grushti i shtetit, Turqia u angazhuar në një goditje të ashpër ndaj të dyshuara për organizimin e grushtit të shtetit. Qindra mijëra punonjës shtetërorë u pushuan nga puna dhe 77 mijë të tjerë u arrestuan. Ndërkohë falë një referendumi të zhvilluar në vitit 2017, Turqia miratoi me një shumicë të vogël votash kalimin nga një sistem parlamentar në atë presidencial, duke zgjeruar kompetencat e Presidentit Erdogan./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat