Pse emri i kryeqytetit po i nervozon ukrainasit

Evropë

Pse emri i kryeqytetit po i nervozon ukrainasit

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 19:30
Kiev

Kyiv apo Kiev? Këto janë dy mënyrat më të shpeshta për ta shkruar emrin e kryeqytetit të Ukrainës. Javën e kaluar, Bordi për emra të gjeografisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e pranoi apelin e ambasadorit të Ukrainës në Uashington, i cili kërkon ndërrimin e emërtimit “Kiev” me atë “Kyiv”.

Por cili është problemi me emrin e kryeqytetit të Ukrainës?

Shqiptimi i tyre është shumë i njëjtë, por problemi është më i thellë, raporton Euronews.

Kyiv, është përkthimi zyrtar në gjuhën Latine. Në anën tjetër, Ukraina i përdor të dy alfabetet, atë latin dhe cirilik. Por fakti që Ukraina e ka adoptuar standardin e toponimeve nga alfabeti cirilik në atë latin, ka bërë që të ndryshojnë edhe emërtimet, duke shpresuar kështu që edhe bota ta ndryshojë këtë.

Kiev, vjen nga gjuha ruse, dhe bota e ka adoptuar versionin rus të shqiptimit të kryeqytetit. Shqiptimi dhe shkrimi i këtij emri është bërë më shumë i përdorshëm në shekullin 20, në kohën kur edhe Ukraina ka qenë nën Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike, ku edhe gjuha Ukrainase ishte gjithë e ndaluar si nga Perandoria Ruse ashtu edhe nga shteti Sovjetik.

Por ky problem nuk qëndron vetëm në kryeqytet. Shumë qytete të Ukrainës kanë ndryshuar emërtimin që nga viti 1991, kur edhe Ukraina fitoi pavarësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së BRSS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat