Bëhen me fëmijë, e mbysin se i pengonte të bënin seks. Vendimi i gjykatës

Evropë

Bëhen me fëmijë, e mbysin se i pengonte të bënin seks. Vendimi i gjykatës

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 06:14
Luke Morgan dhe Emma Cole dhe foshnja

Një çift i ri Luke Morgan 26 vjeç dhe Emma Cole 22 vjeç kanë përfunduar në burg pasi mbyten fëmijën e tyre 9 javësh. Bëhet e ditur se arsyeja e vrasjes është se i porsalinduri nuk i ka lënë të kryenin marrëdhënie seksuale.

Babai i fëmijës është dënuar me 8 vjet burg ndërsa e ëma me 5 vite burg me akuzën e tentativës dhe vrasjes së tij.

Dënimet e dy të rinjve u njoftuan sot në mediat britanike.

Ngjarja ka ndodhur në 29 prill 2014. Pas aktit të kryer e emra ka telefonuar 999 duke u shprehur se fëmija i saj Tyler nuk po merrte frymë.

Një ambulancë ka mbërritur në vendngjarje dhe e kanë çuar fëmijën në spital, por ai është gjendur i vdekur një orë pas mbërritjes atje.

Bëhet e ditur se fëmija kishte fraktura në brinjë dhe pickime në parakrahë.

Në këtë mënyrë autoritetet policore kanë ndërhyrë duke marrë në pyetje të afërmit, fqinjët dhe prindërit dhe duke nxjerrë edhe shkaqet e vrasjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat