Avokati vret gruan dhe veten, letra që iu la fëmijëve

Evropë

Avokati vret gruan dhe veten, letra që iu la fëmijëve

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 09:05
Pamje nga vendi i ngjarjes

Burrë dhe grua u gjetën të vdekur në Romë të Italisë gjatë së premtes. Bëhet fjalë për dy bashkëshortët, avokatin Domenico Gentile dhe bashkëshorten e tij Patrizia Garro, 74 dhe 76 vjeç, të cilët u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre.

Alarmi u dha nga një i afërm, i cili gjatë gjithë të enjtes tentonte që ti kontaktonte dhe nuk arrinte.

Kur policia mbërriti në banesë, i gjeti trupat e dy të moshuarve në krevatin e dhomës së gjumit dhe pranë tyre edhe pistoletë.

Ndërkohë Domenico i cili dyshohet se është edhe autori i krimit të dyfishtë kishte lënë edhe një letër, ku kërkonte ndjesë ndaj fëmijëve dhe familjarëve.

Nga ekspertiza e kryer, rezulton se burri ka qëlluar me plumb gruan dhe më tej i ka dhënë fund jetës, duke u qëlluar me plumb në kokë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat