Abuzohet për vite me radhë nga nëna dhe njerku, më pas përdhunohet edhe nga babai

Evropë

Abuzohet për vite me radhë nga nëna dhe njerku, më pas përdhunohet edhe nga babai

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 09:17
Ilustrim

Nëna, babai dhe njerku i një vajze të mitur u arrestuan nga policia e Genova në Itali, për abuzim seksual. Gruaja dhe partneri i saj, kishin abuzuar me vajzën qysh kur ishte 11 vjeçe, ndërsa babai i saj, kur vajza kishte arritur moshën madhore.

Për këtë arsye ndaj dy të parëve u ngrit akuza e abuzimit seksual me të mitur, ndërsa ndaj babait për abuzim seksual. Vajza italiane, aktualisht 20 vjeçe, tregoi se ishte përdhunuar qysh kur kishte qenë 11 vjeçe nga njerku dhe nëna. Por abuzimet u rënduan më tej në prill të këtij viti, pasi vajza kishte shkuar të jetonte me babanë natyral, i cili gjithashtu e përdhunoi.

Gruaja e babait aktual u ndalua që ti afrohej vajzës pasi gjatë bashkëjetesës e kishte rrahur dhe detyruar që të bënte punët e shtëpisë. Hetimet nisën pak pasi një pedagoge e vajzës, kuptoi se studentja ishte viktimë e abuzimeve, teksa e reja ishte hapur me disa shoqe. Kështu pedagogia e shoqëroi në spital, ku mjekët zbuluan abuzimin seksual.

Ajo bashkë me të renë shkuan në polici dhe bënë denoncimet, duke çua në arrestimin e tre të dyshuarve.

Vajza ishte transferuar tek i ati në moshën 18-vjeçare, i cili e kishte pranuar në shtëpi, ndonëse nuk e kishte takuar qysh kur ishte 4 vjeçe. Për një vit bashkëjetesa eci normalisht, deri kur vitin e kaluar nisën ngacmimet seksuale.

Kështu pas një sërë refuzimesh, në muajin prill arriti që ta përdhunojë. Pas denoncimit të bërë këtë të martë, e reja u transferua në një qendër për mbrojtjen e viktimave të abuzimit, teksa të akuzuarit do të përballen me drejtësinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat