Ndërtesa përfshihet nga flakët, 3 të vdekur në Paris - Bota Sot
Ndërtesa përfshihet nga flakët, 3 të vdekur në Paris

Evropë

Ndërtesa përfshihet nga flakët, 3 të vdekur në Paris

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 10:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë, pasi zjarri ka përfshirë një një ndërtesë në Paris në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Zjarri u raportua rreth orës 05:00 me orën lokale dhe u deshën gati katër orë për 200 zjarrfikës për ta sjellë nën kontroll situatën. Deri në orën 08.45, zjarri akoma nuk ishte shuar plotësisht.

Gjithsej 27 persona u trajtuan për probleme asfiksie nga tymi, thanë shërbimet e shpëtimit. Sipas emergjencave, zjarri është përhapur shpejt në boshtin e ashensorit të ndërtesës në rrugën 7 “Rue de Nemours”, e ndërtuar në vitet 1970.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...