Qindra aktivistë të klimës zënë minierën gjigante të qymyrit gjerman

Evropë

Qindra aktivistë të klimës zënë minierën gjigante të qymyrit gjerman

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 18:02
Foto

Disa qindra aktivistë të klimës shmangën policinë për të hyrë në një minierë të hapur të drejtuar nga gjigandi i energjisë RWE në Gjermaninë Perëndimore të shtunën, një ditë pasi dhjetëra mijëra luftuan kundër përdorimit të qymyrit, shkruan AFP.

Aktivistët, të veshur me uniforma të bardha dhe që mbanin çanta, hynë në minierën e madhe të linzitit Garzweiler, pas një përleshje me policinë, tha një gazetare e AFP.

Ata injoruan paralajmërimet e mëparshme të policisë se vendi nuk ishte i sigurt dhe një paralajmërim nga RWE se ata do të ndjekin penalisht ata që shkelin rregullën.

Aktivistët, duke përdorur batanije për të mbrojtur kundër diellit, u rrethuan shpejt nga policia dhe automjetet e tyre për t'i penguar ata të përparonin më tej.

Veprimi ishte pjesë e një serie proteste të planifikuar gjatë fundjavës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat