Shpërthejnë protestat kundër kryeministrit në Republikën Çeke

Evropë

Shpërthejnë protestat kundër kryeministrit në Republikën Çeke

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 22:09
Protesta në Çeki

Qindra mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Pragës duke kërkuar që kryeministri Andrej Babis të japë dorëheqjen.

Në shesh thuhet se janë rreth 250,000 njerëz. Kjo është protesta më e madhe që nga rënia e komunizmit në vitin 1989.

Babis është duke u përballur me një hetim për mashtrim dhe është gjithashtu objekt i një hetimi të BE për konflikt interesi.

Ai po përballet me një hetim penal në Republikën Çeke për shpërdorim të 2 milion eurove në subvencionet e BE-së mbi 10 vjet më parë.

Policia thotë se po hetojnë akuzat se Babis fsheh pronësinë e një ferme dhe qendre konferencash të njohur si “Foleja e Storkut” (Capi hnizdo), në mënyrë që të kualifikohej për një subvencion të BE-së i projektuar për të ndihmuar bizneset e vogla.

Miliarderi është gjithashtu subjekt i një hetimi konflikti interesi të BE mbi konglomeratin e tij Agrofert, të cilin ai e transferoi në dy fonde të besimit pak para se të vinte në pushtet në 2017.

Megjithatë, një draft raport i Komisionit Evropian i zbuluar më parë këtë muaj gjeti se Babis ishte ende duke përfituar nga grupi. Raporti përcaktoi se ai duhet të kthejë rreth 451 milion koruna çeke (17.5 milionë euro, £ 15.5 milion) në subvencione.

Babis ka hedhur poshtë të gjitha akuzat si të pabaza dhe të motivuara politikisht.

Një ditë pasi policia deklaroi që prokurori i shtetit duhet të ngrinte akuza kundër tij, ministri i drejtësisë u ndryshua. Demonstruesit argumentojnë se ministri i ri i drejtësisë, Marie Benesova, është shumë afër z. Babis. 71 vjeçarja votoi më parë kundër një kërkese nga policia për ti hequr imunitetin parlamentar Babisit.

Protesta u organizua nga grupi Million Moments for Democracy. Ajo është rritur nga një nismë e vogël studentore në një lëvizje masive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat