Tragjedi ajrore, pëplasen dy avionë ushtarakë në fluturim

Evropë

Tragjedi ajrore, pëplasen dy avionë ushtarakë në fluturim

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 22:13
Ilustrim

Një aksident i rëndë ajror ka ndodhur në Gjermani, ku dy avionë ushtarakë janë përplasur.

Për pasijë një nga pilotët ka humbur jetën, sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme gjermane.

Avionët kanë rënë në një zonë banimi, raportojnë mediat vendase.

“Avionët u përplasën në ajër dhe pastaj u rrëzuan”, tha një zëdhënës ushtarak për revistën Der Spiegel.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, një nga avionët u rrëzua në një zonë të pyllëzuar pranë fshatit Jabel, ndërsa tjetri ra në jug të fshatit Nossentiner Huette.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj tragjedie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat