Gjata ushtrimeve ushtarake, parashutisti spanjoll përplaset në kulmin e ndërtesës

Evropë

Gjata ushtrimeve ushtarake, parashutisti spanjoll përplaset në kulmin e ndërtesës

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 23:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ky është momenti rrëqethës kur një parashutist përplaset në kulmin e një ndërtese gjatë ushtrimeve ushtarake. E sikur kjo të mos mjaftonte, ai më pas rrëzohet nga kulmi i ndërtesës në tokë, duke i shokuar të pranishmit e shumtë që ishin mbledhur për të parë nga afër ushtrimet.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në brigadën e parashutistëve të Paracuellos de Jarama në Madrid të Spanjës, ku shumë veteran ishin mbledhur për të parë ushtrimet.

Në video shihen tre parashutistë duke iu afruar tokës, kur njëri prej tyre humb kontrollin dhe përplaset në kulmin e ndërtesës. Kurse spektatorët e shokuar vrapojnë për ta ndihmuar parashutistin që më pas rrëzohet në tokë.

Parashutisti 33-vjeç i paemëruar, raportohet se ka thyer hundën dhe disa dhëmbë si dhe lëndime tjera në këmbë dhe duar. Megjithatë, pasi u dërgua me urgjencë në spitalin Gregorioa Maranon në Madrid, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat