Danimarka në proces të formimit të qeverisë së majtë

Evropë

Danimarka në proces të formimit të qeverisë së majtë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 14:33
Liderja e social-demokratëve në Danimarkë, Mette Frederiksen.

Danimarka do të kthehet në vendin e tretë nordik, që do të formojë qeveri të majtë këtë vit, pasi liderja e social-demokratëve, Mette Frederiksen, është pajtuar për të formuar qeverinë në orët e vona të së mërkurës, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Ndonëse qeveria e re nuk pritet të bëjë ndryshime rrënjësore sa u përket politikave ekonomike, Frederiksen, 41-vjeçare, njëherësh kryeministrja më e re e këtij shteti, ka premtuar se do të rrisë shpenzimet për mirëqenie.

Pavarësisht dallimeve mes partive për çështjet si mirëqenia dhe imigrimi, Frederiksen ka fituar përkrahje për të formuar qeveri me një parti, ashtu siç zakonisht ndodhë në Danimarkë.

Ajo do të njoftojë zyrtarisht Mbretëreshën Margrethe, më vonë gjatë ditës për marrëveshjen e arritur dhe pritet të publikojë emrat e ministrave të rinj, gjatë ditës së enjte.

Frederiksen, së bashku me tri parti të majta, kanë prezantuar një projekt të titulluar, “Rruga e drejtë për Danimarkën”, e cila thekson se në krye të prioriteteve të qeverisë së re, do të jetë edhe reduktimi i emetimit të gazrave serrë për 70 për qind, deri më 2030.

Analistët kanë thënë se ky projekt duket se ka shumë qëllime të mira, mirëpo ende i mungon pjesa financiare, andaj nuk dihet se si do të realizohet ai konkretisht.

Përveç Danimarkës, partitë social-demokrate kanë ardhur në pushtet më herët gjatë vitit edhe në Finlandë dhe Suedi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat