Shembet pallati pesë katësh si pasojë e shpërthimit, 4 të plagosur rëndë

Evropë

Shembet pallati pesë katësh si pasojë e shpërthimit, 4 të plagosur rëndë

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 09:01
Shembet pallati

Një shpërthim i fuqishëm, i cili dyshohet që të jetë shkaktuar nga rrjedhje gazi, ka shkaktuar shembjen e një pallati pesë katësh në Vjenë të Austrisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e ‘Press Gasse’ gjatë kësaj të mërkure.

Pallati pesë katësh u rrëzua deri në katin e dytë, duke bërë që katër persona të mbeten të plagosur rëndë.,

Po ashtu dhjetë të tjerë pësuan dëmtime të lehta. Ngjarja në djalë ndodhi në pallatin e viteve ‘50-të, në të cilin ndodhen 30 apartamente.

Gjithçka u shënua rreth orës 16.35 të pasdites së djeshme, duke krijuar panik në zonën përreth. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat