Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë deri më 31 janar 2020

Evropë

Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë deri më 31 janar 2020

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 15:50
Ilustrim

Sot Këshilli i Evropës ka zgjatur sanksionet ekonomike që synojnë sektorët e veçantë të ekonomisë ruse deri më 31 janar 2020.

Ky vendim vjen pas informimit që Kancelarja Angela Merkel dhe Presidenti Macron bënë në Këshillin e Evropës më 20 dhe 21 qershor 2019, mbi gjendjen e zbatimit të Marrëveshjeve të Minskut të cilat lidhen me vendimin për ti lënë në fuqi apo jo sanksionet, njofton Këshilli i Evropës, transmeton Gazeta Express.

Pas këtij informimi, Këshilli i Evropës kërkoi një rifillim urgjent të përbjekjeve për negocim me theks të veçantë në zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut dhe për masat që kanë për qëllim rindërtimin e besimit mes palëve.

Në këtë kontekst, liderët e BE-së, unanimisht u pajtuan që të lihen në fuqi sanksionet ekonomike mbi Rusinë.

Këshilli zyrtarizoi këtë vendim sot me një procedurë të shkruar.

Masat i kanë për cak sektorët e financave, energjisë dhe mbrojtjes si dhe fushën e mallërave që përdoren nga popullata civile dhe ushtarake.

Për herë të parë këto ishin prezantuar më 31 korrik 2014, për një vit në përgjigje të aksioneve të Rusisë, për destabilizimin e situatës në Ukrainë dhe u shtrënguan në shtatot të vitit 2014,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat