Doktori britanik e jep një diagnozë për shëndetin e Angela Merkel

Evropë

Doktori britanik e jep një diagnozë për shëndetin e Angela Merkel

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 19:34
Dr.Mike ka thënë se dridhjet e saj janë simptoma të ndonjë infeksioni

Doktori i njohur britanik, Michael Fitzpatrick, ka thënë se ka shumë mundësi që dridhjet e fundit të kancelares gjermane, Angela Merkel, janë simptomë e ndonjë infeksioni.

Edhe pse u përpoq të refuzonte shqetësimet për shëndetin e saj para disa ditësh, dridhjet e ashpra i ndodhën përsëri në një takim së fundi, gjë që tregon se diçka nuk është në rregull me shëndetin e saj.

Ndonëse zëdhënësit e Merkel vazhdimisht po dalin me deklarata duke thënë se ajo është mirë, dhe se po ndodhë vetëm për shkak të dehidrimit, një doktor britanik po deklarohet ndryshe.

Dr.Mike në një deklaratë dhënë për The Telegraph, ka thënë se dridhjet e saj janë simptoma të ndonjë infeksioni.

“Unë e shoh që është infeksion. Ndonjëherë kur keni infeksion, trupi juaj dridhet në atë mënyrë”, ka thënë ai.

Tutje, doktori britanik shtoi se pavarësisht zërave e deklaratave të zëdhënësve të kancelares, nuk mund të jetë arsye dehidrimi.

“Disa po e përmendin dehidrimin si arsye, por nuk më duket ashtu. Normalisht, nuk dridhesh në atë mënyrë kur ke dehidrim”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Angela Merkel është në krye të Gjermanisë që nga viti 2005, dhe që atëherë, nuk është bërë e ditur për ndonjë problem shëndetësor të saj. Ndërsa kjo gjë, pritet të kuptohet ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat