Një grua u arrestua bashkë me të shoqin nga policia italiane e Varese, për keqtrajtim ndaj katër fëmijëve të saj dhe për shkak se ka detyruar vajzën 10 vjeçe që të kryejë marrëdhënie seksuale me të atin.
Gruaja akuzohet se ka asistuar teksa i shoqi abuzonte seksualisht me të bijën.
Arrestimet janë bërë në fund të muajit maj, por vetëm këtë të enjte prokurorja e Vareses, Daniela Borgonovo, i bëri me dije, gjatë një konference për arrestimin e një gruaje tjetër, e akuzuar për keqtrajtim me fëmijët.
Që të gjithë fëmijët e çiftit u dërguan në qendra sociale, ndërkohë që rezultoi se familja jetonte në kushte ekstreme varfërie.
Jo vetëm kaq, por rezultoi se burrë dhe grua i kishin dhënë të miturës, lëndë narkotike gjatë abuzimit.