Tragjedia në Gjenova, shembet me dinamit ura “Morandi”

Evropë

Tragjedia në Gjenova, shembet me dinamit ura “Morandi”

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 17:30
Foto

Janë dashur pak më pak se gjashtë sekonda gjithsej për të shembur urën “Morandi” në Gjenovë.

Në një re pluhuri dhe mbetjesh, shtyllat e mbetura në këmbë u gjunjëzuan përballë fuqisë së një toni dinamit. Tani, kur kanë kaluar 11 muaj nga tragjedia që tronditi qytetin, në zonën lindore të kantierit përgjatë lumit Polcevera, mund të fillojë rindërtimi.

Shembja u realizua nën sytë e Ministrave Mateo Salvini, Luigi Di Maio dhe Elisabeta Trenta të shoqëruar nga dhjetëra telekamera por edhe banorë të qytetit.

Shembja e urës më 14 gusht 2018, i mori jetën 43 personave, mes të cilëve edhe dy shqiptarë.

Tani është hapur rruga për ndërtimin e një strukture të re që do të kthejë në jetë një nga arteriet kryesore të transportit në Itali.

Projekti i ri mban firmën e arkitektit Renzo Piano, i lindur në Gjenova, që veç të tjerash ka ndihmuar edhe në projektin e qendrës “Pompidu” në Paris.

Struktura e re, do të jetë e ndryshme nga ajo e vjetra, e hapur në 1967, por do të mbajë edhe një homazh për viktimat e aksidentit. Ajo do të ketë 43 shtylla në kujtesë të viktimave.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat