Vdes 6-vjeçari, u aksidentua nga një makinë

Evropë

Vdes 6-vjeçari, u aksidentua nga një makinë

Nga: A.ZHe Më: 29 qershor 2019 Në ora: 18:34
Einsiedeln

Një gjashtëvjeçar vdiq të shtunën nga plagët e tij, të cilat i pësoi në një përplasje me një makinë në Einsiedeln, Zvicër.

Djali u godit papritur nga një makinë të enjten, raporton “20minuten”, përcjell Bota sot.

Ai pësoi lëndime të rënda dhe u transportua nga Rega në një klinikë të veçantë, ku edhe vdiq, njoftoi policia kantonale e Schwyz.

Shoferi 50-vjeçar dhe pasagjerët e tij mbetën të padëmtuar, njoftoi më tej policia kantonale.

Ajo ka filluar hetimin për aksidentin në fjalë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat