Theret me thikë gruaja 8 muajsh shtatzënë, ajo vdes e fëmija shpëton mrekullisht

Evropë

Theret me thikë gruaja 8 muajsh shtatzënë, ajo vdes e fëmija shpëton mrekullisht

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 22:17
Ngjarja ka ndodhur në pjesën jugore të Londrës.

Një grua shtatzënë është therur me thikë gjatë ditës së shtune por bebja e saj shpëtoi mrekullisht pasi që trupi i nënës u dërgua shpejtë për në emergjencë. Ngjarja ka ndodhur në pjesën jugore të Londrës.

Gruaja, 26 vjeçare, nuk arriti që t’i shpëtonte plagëve, por fëmija është shpëtuar nga ekipi mjekësor, pasi që ata arritën në spital në orën 3:30, raporton Daily Mail..

Ndërsa, policia ka bërë të ditur se një person 37 vjeçare, nuk arriti që t’i shpëtonte plagëve, por fëmija është shpëtuar nga ekipi mjekësor, pasi që ata arritën në spital në orën 3:30.

Ndërsa, policia ka bërë të ditur se një person 37 vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasje.

Shefi i Inspektoratit policor, Mick Norman tha” ky është një incident i tmerrshëm ku një nënë e re humbi jetën ndërsa fëmija është ende gjallë edhe pse në gjendje të rëndë”.

“Simpatia jonë shkon për familjen; ata po përkrahen nga disa zyrtarë të trajnuar për kësi lloj ngjarjesh, dhe do të dëshiroja që ata të lihen rehat në këto kohë të vështira” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat