Donald Trump dhe Kim Jong Un pajtohen të vazhdojnë bisedimet e denuklearizimit

Evropë

Donald Trump dhe Kim Jong Un pajtohen të vazhdojnë bisedimet e denuklearizimit

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 16:02
Donald Trump dhe Kim Jong Un

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se ai dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, janë pajtuar të vazhdojnë dialogun e denuklearizimit në javët e ardhshme.

Pas takimit një orësh me liderin verikorean në “Shtëpinë e Lirisë” në zonën e demilitarizuar, Trump u tha gazetarëve se bisedimet do të jenë të llojit dypalësh me ekipet nga Koreja e Veriut dhe me zotërimin e dialogut nga SHBA-të.

“Ne po kërkojmë një marrëveshje me të vërtetë gjithëpërfshirëse. Ishte një ditë historike, e mrekullueshme, e kryer shpejt. Unë jam mirënjohës ndaj udhëheqësit Kim. Po të mos ishte shfaqur, ju [media] do duhej ta gjuani atë, ta gjuani fuqishëm”, tha Trump i shoqëruar nga presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae In.

Duke e cilësuar takimit “të mirë, të fortë dhe të plotë”, ai tha se nuk ka pasur teste bërthamore apo balistike por vetëm siç tha, shumë vullnet të mirë nga ana e Koresë së Veriut.

Trump tha se administrata e kaluar e SHBA-ve nuk ka bërë asgjë për denuklearizimin e Gadishullit Korean.

“Në dy vite e gjysmë të fundit ne kemi pasur paqe. Tani, sekretari ynë i Shtetit, Mike Pompeo, do ta marrë në dorë atë brenda dy-tre javësh. Ekipi do të fillojë të punojë një proces”, tha Trump, duke iu referuar kohës që kur ai është president i SHBA-ve.

Presidenti amerikan tha se pret që disa lehtësime do t’i jepen Koresë së Veriut gjatë negociatave të denuklearizimit me Phenianin.

“Në disa pika gjatë negociatave, diçka mund të ndodhë”, u shpreh Trump.

Koreja e Veriut është nën sanksione të ashpra të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe SHBA-ve që nga viti 2006 kur kreu testimet e para bërthamore.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump sapo u bë presidenti i parë amerikan i cili vendos këmbën në Korenë e Veriut. Pas shtrëngimit të duarve të tij me Kim Jong Un, Trump tha se, “ishte një nder i madh të jem këtu”.

Trump dhe Jong-Un zhvilluan takimin e parë historik, vitin e kaluar në Singapor, ndërsa në muajin shkurt të këtij viti u takuan për herë të dytë në Vietnam. Ishte pikërisht samiti i fundit që riktheu dyshimet mes palëve. Përballë rezistencës së Trump për të hequr përfundimisht sanksionet, lideri komunist vendosi të braktisë takimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat