Trump dhe Kim Jong Un takohen në zonën e çmilitarizuar

Evropë

Trump dhe Kim Jong Un takohen në zonën e çmilitarizuar

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 19:05
Trumpo dhe Kim Jong Un

Donald Trump u bë presidenti i parë amerikan në detyrë, që vizitoi Korenë e Veriut, duke kaluar kufirin gjatë një takimi me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, në zonën e çmilitarizuar.

Pash shtrëngimit të duarve në fshatin kufitar Panmunjom, presidenti Trump kaloi vijën ndarës të kufirit ndërmjet të dy Koreve. Kimi më pas kaloi kufirin në Korenë e Jugut.

“Më vjen mirë që ju shoh sërish”, i tha ai presidentit Trump. “Nuk e kam pritur kurrë t’ju takoj në këtë vend”.

“Ishte nder i madh ta kaloj atë vijë”, tha presidenti Trump, i cili e ftoi udhëheqësin Kim në Shtetet e Bashkuara për një takim tjetër zyrtar.

Presidenti Trump tha të shtunën se takimi do të zgjasë vetëm dy minuta. Megjithatë, bashkëbisedimi zgjati me shumë dhe të dy udhëheqësit u futën në një ndërtesë aty parë për të biseduar më tej.

Për shumëkënd, shtrëngimi i duarve në zonën e çmilitarizuar mund të shënojë ripërtëritjen e bisedimeve të bllokuara bërthamore, por shumë analistë tërheqin vërejtjen se takimi është thjeshtë një fotografi dhe legjitimin i mëtejshëm i udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat