Agjencitë e mëdha të spiunazhit po kërkojnë me çdo kusht të dinë se çka po ndodhë me Merkelin

Evropë

Agjencitë e mëdha të spiunazhit po kërkojnë me çdo kusht të dinë se çka po ndodhë me Merkelin

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 21:12
Angela Merkel

Agjencitë globale të spiunazhit po mundohen të gjejnë të dhënat mjekësore të Kancelares gjermane Angela Merkel për të e kuptuar se nga çka po vuan ajo pas që është parë disa herë duke u dridhur pa kontroll në takime publike,shkruan Daily Mail.

Merkel, 64 vjeçare është munduar të mos duket para mediave gjatë Samitit të G20’ës në Osaka të Japonisë.

Herën e parë që ishte vërejtur duke u dridhur në pritjen e presidentit të Ukrainës, Volodomyr Zelenskiy, stafi i saj kishte thënë se ajo ishte dehidruar dhe se kishte nevojë vetëm për pak ujë.

Por shumë agjenci të spiunazhit nuk janë të bindur për këto shpjegime.

Merkel kur u pyet nga gazetarët në Japoni rreth gjendjes u përgjigj se “ishte shumë mirë”, dhe se mjekët e kishin kontrolluar duke mos gjetur asgjë për të u shqetësuar.

Merkel u ka ikur takimeve me liderë të mëdhenjë botërorë në Japoni duke lënë të kuptohet se ndoshta nuk ka dashur të dalë para mediave nga frika se mos po pëson edhe një episod tjetër të dridhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat